Infuencuesit janë kthyer tashmë në një lloj “profesioni”, pasi ata me mijëra ndjekës mund të fitojnë tarifa të mëdha nga kompanitë për të promovuar një produkt në Instagram.
Mirëpo, ky i fundit duket se ka marrë masa të rrepta, pasi përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregjeve në Britani janë shprehur: “Kjo do ta bëjë shumë më të vështirë për njerëzit që të postojnë një reklamë në Instagram pa e etiketuar atë si të tillë”.
Sipas vëzhguesve, një pjesë e madhe e inuencer-ave poston përmbajtje lidhur me biznese të ndryshme pa e bërë të qartë që është paguar apo ka marrë të tjera përtime për të “inuencuar” mbi një produkt.
Në këtë mënyrë, marrja e masave të reja do të bëjë që influencerat të konfirmojnë nëse janë duke bërë reklamë apo jo. Ata do të jenë të monitoruar me një teknologji specike për të kuptuar nëse paketa e rregullores po zbatohet. l.k/abcnews.al