Moisi Habilaj refuzon t’u përgjigjet prokurorëve shqiptare

schedule20:52 - 8 Qershor, 2018

schedule 20:52 - 8 Qershor, 2018

Moisi Habilaj nuk i ka dhënë grupit hetimor të çështjes Tahiri asnjë të dhënë të vlefshme sa i takon lidhjeve të tij me ish-ministrin e Brendshëm, nen hetim per trafik nderkombetar droge. Lajmi konfirmohet për ABC News nga burime pranë këtij grupi hetimor.

Gjatë marrjes në pyetje në Katania nga dy prokurorët Hajdarmataj dhe Mara disa javë më parë, Moisi Habilaj, i konsideruar si drejtuesi i grupit kriminal të narkotrafikut ka refuzuar t’u përgjigjet shumicës së pyetjeve të drejtuara prej tyre.

Prokuroria Shqiptare pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Habilaj, sipas prokurorëve, ka marrë përsipër t’i rregullojë skafin ish-ministrit, kur iu prish gjatë pushimeve në Greqi.

Po ashtu, sipas përgjimeve të grupit nga prokurorët e Katanias, emri i Tahirit përmendet në disa biseda nga Moisi Habilaj dhe persona të tjerë të përfshirë në narkotrafik./abcnews.al