Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia do të jetë komandanti i ri i Forcave Detare të Shqipërisë.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dije lajmin për emërimin e komandantit të ri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Xhaçka në postimin e saj i ka uruar suksese në detyrë teksa thekson se është besimplotë në vijimin e procesit të modernizimit e profesionalizimit.
“Forca Detare do të drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhebexhia. I uroj suksese komandantit të ri të FD dhe jam besimplotë në vizionin e duhur, për vijimin e procesit të modernizimit e profesionalizmit, që nisin nga investimi te burimet njerëzore, te modernizimi me armatim të anijeve të klasit “Iliria”, e deri te Sistemi i ri i Vëzhgimit Detar”, shkruan ministrja.e.su./abcnews.al
https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3329109967124700