Izraeli miraton marrëveshjen e normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe

schedule08:32 - 16 Tetor, 2020

schedule 08:32 - 16 Tetor, 2020

Parlamenti izraelit miratoi  marrëveshjen historike që normalizon marrëdhëniet me EBA-n.

Knesseti votoi pro marrëveshjes me një shumicë  prej 80 deputetësh. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e nënshkroi marrëveshjen me ministrin e Jashtëm të EBA-s, Abdullah bin Zayed al-Nahyan, në një ceremoni të organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë vendi i tretë arab që ka normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, pas Egjiptit dhe Jordanisë. Bahreini është gjithashtu në procesin e zyrtarizimit të marrëveshjes me Izraelin.

Ndërkohë  Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje që vendet e tjera arabe të ndjekin të njëjtin shembull./abcnews.al