Në kuadër të muajit të Tetorit, dedikuar Librit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i dorëzon shkrimtares Helena Kadare, një mirënjohje me motivacionin “Për librat e saj që me lirizëm edhe guzim, sjellin fatin e karaktereve gra në Shqipëri me një forcë prekëse”.
Helena Kadare është autore e 7 vëllimeve, si “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”, “Bashkëshortët” që kanë në qendër jetën vajzërore, të nënës dhe bashkëshortes. Është gjithashtu dhe bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
“Kanë qenë çmendje dhe gëzim shumë i madh, se Kadare e mendonte kohë të humbur. Jam shumë e prekur pas kaq muajsh komunikoj me kaq shume njerëz. U falënderoj që patët mirëkuptim për të ardh në këto ditë të vështira. Kam shumë kohë që rri në një shtëpi në buze te detit dhe kur ju pashë u emocionova”, tha autoria./abcnews.al