Bakayoko: Gati për Gattuson, luaj në çdo skemë. Napoli? Ta “harrojmë” titullin

schedule17:14 - 15 Tetor, 2020

schedule 17:14 - 15 Tetor, 2020

Fundi i merkatos solli rikthimin e Tiemoue Bakayoko në Serie A. Mesfushori francez ishte pjesë e Milanit dy sezone më parë, aty ku punoi me Gennaro Gattuson. Kalabrezi, tashmë në stolin e Napolit, e kërkoi dhe Chelsea lejoi huazimin e tij.

Në një prononcim për Radio Kiss Kiss, 26-vjeçari e falënderon trajnerin për besimin dhe rrëfen se është gati të zbresë në fushë që në sfidën e së shtunës në kampionat.

Nuk luaj një ndeshje prej një kohe të gjatë, por ndihem mirë dhe po përshtatem shpejt me ekipin e ri. Nëse do trajneri, jam gati të jap kontributin tim ndaj Atalantës.

Po stërvitem mirë, e di çfarë kërkon Gattuso nga unë. E falënderoj që më deshi me vete në një ekip të madh si Napoli. Skema nuk ka rëndësi për mua, luajmë me dy mesfushorë në qendër apo me tre.

Nuk ka ndryshim për mua, jam gati të luaj dhe të realizoj kërkesat e trajnerit. Napoli? Nuk duhet të mendojmë fitimin e titullit, kemi një skuadër shumë të mirë dhe të fokusohemi te fitimi i ndeshjes së radhës.

Le të përqendrohemi vetëm tek Atalanta. Po flasim për një kundërshtar shumë të mirë, të cilët luajnë një futboll shumë të shpejtë“, deklaron Bakayoko. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!