“Unë jam i lumtur tek ekipi kombëtar, pasi ata më lejojnë të luaj dhe prandaj jam i lumtur!” Kjo ishte deklarata që po bën bujë e Christian Eriksen, të cilën e tha pas fitores së Danimarkës kundër Anglisë, me golin e vetëm që u shënua pikërisht nga fantazisti i Interit.
Mes të tjerash, Eriksen ironizoi: “Besoj se kudo që kam luajtur, edhe kur isha në Londër, ishte kënaqësi të luaja për ekipin kombëtar. Tani është ndryshe, arsyet dihen. Natyrisht, shumë njerëz e dinë që gjërat ndryshuan, unë nuk luaj aq shpesh sa luaja kur isha te Tottenham.
Gjithsesi, kombëtarja gjithmonë më ka dhënë besimin e duhur dhe kur një futbollist ndihet i rëndësishëm, normalisht që është i lumtur”. Një deklaratë që mund të përkthehet si sulm direkt kundrejt Antonio Contes, i cili nuk e aktivizon tek Interi./abcnews.al