Robinho i heq një sponsor Santosit, shkak akuzat e rënda në Itali

schedule14:15 - 15 Tetor, 2020

schedule 14:15 - 15 Tetor, 2020

Sulmuesi brazilian Robinho është lojtari më i ri i Santosit. 36-vjeçari është rikthyer për herë të katërt në shtëpinë e tij, aty ku hodhi dhe hapat e parë të karrierës si profesionist  në vitin 2002. Robson de Souza pranoi të nënshkruante me klubin karioka pothuajse falas, pasi paga e tij mujore është vetëm 260 euro.

Megjithatë transferimi i tij nuk është pritur edhe aq mirë nga të gjithë në Brazil. Sipas raportimit të “Globoesporte”, sponsori kryesor i klubit ka vendosur të ndërpresë kontratën me ta. Bëhet fjalë për kompaninë “Orthopride”, e cila ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku ka sqaruar vendimin e saj.

“Ne kemi respekt të madh për klubin e Santosit dhe historinë që ai ka, por klientela jonë përbëhet kryesisht nga gratë dhe në respekt të tyre ne morëm këtë vendim. Madje, ne nuk ka kishte informuar askush për transferimin e Robinho”, deklaron drejtori i kompanisë, Richards Adams.

“Orthopride” është një kompani me qendrën e saj në Sao Paulo, e cila tregton produkte estetike dhe dentare. Vendimi erdhi për shkak se Robinho më parë është dënuar me 9 vite burg nga gjykata italiane, pasi akuzohej për përdhunim kur luante për Milanin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!