Austria mbyll 7 xhami dhe dëbon nga vendi disa imamë

schedule13:32 - 8 Qershor, 2018

schedule 13:32 - 8 Qershor, 2018

Janë shtatë xhamitë e mbyllura në Austri, disa imamë të dëbuar dhe më shumë se 40 të tjerë që rrezikojnë tu anulohet leja e qëndrimit. Vendimi i marë nga autoritetet e vendit vjen një ditë pas deklaratës së kancelarit Kurz I cili u shpreh se në Austri nuk ka vend për shoqëri paralele dhe radikalizim

Tolerancë zero në Austri ndaj Muslimanëve. Qeveria e ekstremit të djathtë konfirmoi mbylljen e shtatë xhamive dhe dëbimin nag vendi të disa imamëve. Krerët fetarë të shoqatës ATIB, Unioni truko – islamik për bashkëounimin kulturor dhe social në Austri, akuzohen për financime të paligjshme jashtë vendit, duke shkelur në këtë mënyrë ligjin austriak për Islamin. Gjithashtu dhe rreth 40 imamë të tjerë rrezikojnë të humbasin lejet e tyre të qëndrimit.

Katër nga xhamitë e mbyllura ndodhen në Vienë. Vendimi për mbylljen e tyre u dekretua nga zyra e kancelarisë për cështjet fetare, dhe nuk është I apelueshëm. Kancelari austriak Kurz kishte deklaruar më parë se në Austri nuk ka vend për shoqëri paralele dhe radikalizime. Ndërsa zëvendës kancelari Strahe shtoi se nuk do të tolerohen predikuesit e urrejtjes që veprojnë në emër të besimit. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Turqisë e cila me anë të një deklarate për shtyp e cilësoi vendimin si racist. /abcnews.al