Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për mediat këtë të enjte sërish ka sjellë në vëmendje gjendjen në të cilën ndodhen strukturat shëndetësore të vendi tonë.
Basha me maskën e vendosur për shkak të vendimit të qeverisë thekson se ka ardhur momenti që qeveria të reflektojë dhe të marrë masat e duhura për vënien nën kontroll të situatës së krijuar nga Covid në vendin tonë.
LEXO EDHE: Basha: Dy spitalet COVID në kolaps total, spitalet rajonale nuk janë gjëkundi
Gjithashtu Basha ka theksuar se kanë kaluar 16 ditë nga prezantimi i planit të tyre për rimëkëmbjen e krizës dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim.
“Një tragjedi po shpaloset tek familjet shqiptare ku shumë prej tyre kanë humbur të afërmit. Dua të ngushëlloj të gjithë familjet e viktimave të COVID-it dhe shpreh solidaritetin për të gjithë familjet që po qëndrojnë pranë të afërmve që vuajnë me COVID. Është një gjendje që po vjen duke u thelluar. Kanë kaluar 16 ditë nga kjo sallë ku ne kemi publikuar planin me 5 pika në momentin që duket se gjërat ishin nën kontroll duhet të merreshin masat por asgjë nuk ka ndodhur akoma, nuk dua të them se po shpiknim rrotën unë dhe grupi im por morëm shembujt më të mirë të vendeve të rajonit”, është shprehur Basha./abcnews.al