Përveç babait, aktorit të mirënjohur Fadil Kujofsa, Erini ka patur një tjetër shembull në familje për të ecur përpara në rrugëtimin drejt aktrimit. Ai thotë për të motrën Lisa Kujofsën se është fans i saj, dhe se pozitiviteti dhe natyrshmëria e saj në ekran e ka shtyrë atë të realizojë ëndrrën për të aktruar.
“Unë jam fans i Lisës. Kur ka qenë tek “Apartamenti 2xL” e njoha Lisën artistikisht, më pëlqeu se ishte e lirshme, e njëjtë si në shtëpi. Ajo më shtyu që brenda vetes të kërkoja këtë lirshmëri.”, thotë ai. Ai thotë se e motra “ka marrë të gjitha gjërat që duhet të marrë një aktor. Besoj se është ndër më të mirat artiste femër në Shqipëri.”.
Dhe pikërisht për këtë arsye, ai thotë se e motra është dhe kritikja më e madhe e tij. “Personi që më ngacmon dhe ja lejoj të më shajë është Lisa. Ja lë të drejtën, nuk më fal fare. Por unë pyes dhe familjen, mamin dhe motrën sa herë që bëj një performancë. Mbaj mend që luajta në Teatrin Metropol dhe personazhet ishin në dialekt. Unë zgjodha të bëj një elbasanlli, dhe mami si një gocë nga Elbasani më rregullonte dialektin.”, tha Erini. xh.d/abcnews.al

