Replikat/ Rama tregon barcaletën për distancën në Suedi: Do e shihni inatin e Merkelit kur t’iu mbyllë

schedule09:57 - 15 Tetor, 2020

schedule 09:57 - 15 Tetor, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama ka replikuar me qytetarët të cilët kanë dalë pro dhe kundër vendimit për vendosjen e maskës me detyrim në ambiente të hapura. Rama tregon shembujt e dy shteteve europiane të cilët zbatojnë masa të rrepta për të parandaluar koronavirusin. Ai kujton një “barcaletë” ku në Suedi distanca prej tre metrash konsiderohet e  vogël nga suedezët.

“Suedia është rast unikal në planet dhe nuk doli kot edhe ajo barcaleta qe kur u thane suedezeve do rrini 3 m larg nga njeri – tjetri thane po pse do na afroni kaq shume”, shkruan Rama.

Ndërsa duke replikuar me një qytetar shqiptar që jeton në Gjermani, Rama shprehet se me hyrjen e nëntorit ka gjasa që Merkel të vendosë një mbyllje të vendit.

“I lumi ti me këtë po sa të hyjë nëntori tash po i sheh “inatin e Merkelit” dhe “idealet demokratike” kur të të mbyllin prapë aty ku je! Zot i madh, edhe në mes te Europes disa shqipo vazhdojne te mendojne e te flasin sikur jetojne ne hene, nderkohe qe bota s’po di nga t’ua mbaje me kete virus te mallkuar!”, shkruan Edi Rama./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!