Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nëntë viktima dhe 445 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

schedule22:51 - 14 Tetor, 2020

schedule 22:51 - 14 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 445 raste të reja me COVID-19, nga 2.441 teste të kryera.

Sipas qyteteve në: Shkup-249, Kumanovë-12, Shtip-13, Prilep-25, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-7, Manastir-14, Ohër-12, Kavadar-3, Gostivar-12, Gjevgjeli-2, Strumicë-36, Kriva Pallankë-5, Radovish-7, Koçan-6, Probishtip-1, Berovë-2, Vinicë -3, Dellçevë-2, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-6, Resnjë-1.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 194 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Nëntë persona humbën jetën në kushte spitalore, dy pacientë nga Shkupi (72 dhe 62), një nga Kumanova (66), dy nga Struga (58 dhe 65), një nga Strumica (80), një nga Kriva Pallanka (83), nga Probishtipi (60) dhe një pacient nga Sveti Nikolla (65).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vend, që nga fillimi i epidemisë është 21.636. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!