Gjykata Sportive mori vendim ditën e sotme rreth sfidës që nuk u luajt mes Juventusit dhe Napoli, takim i programuar të luhej në 4 tetor. Klubi jugor u prek nga koronavirusi, me Zielinskin dhe Elmas pozitivë.
Autoritetet shëndetësore të qytetit të Napolit, nuk lejuan udhëtimin e lojtarëve të ekipit të Gattusos drejt Torinos, duke dhënë urdhër për izolimin e tyre.
Sfida nuk u luajt dhe Juventusi ka fituar tre pikët në tavolinë (3-0). Napoli ka marrë edhe një dënim me një pikë minus në renditje, vendim që ka krijuar pakënaqësi të mëdha.
#JuveNapoli, il comunicato del club azzurro dopo le decisioni del Giudice Sportivo https://t.co/gLlHZIBaRr
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) October 14, 2020
Presidenti Aurelio De Laurentiis do të apelojë vendimin e Gjykatës Sportive. Me anë të një postimi në Twitter, Napoli shfaqet optimist në lidhje me Gjykatën e Apelit.
“Klubi ynë i ka respektuar gjithmonë ligjet dhe rregullat. Po presim me besim vendimin e Apelit dhe shpresojmë të bëhet drejtësi“, lexohet në komunikatë. /abcnews.al