Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 29 milionë, transmeton abcnews.al
Gjithsej 29.024.960 persona e kanë mposhtur virusin pas infektimit.
Ky numër raportohet nga faqja e internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (6.376.863), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (5.239.359), Brazili (4.526.975), Rusia (1.039.705) dhe Kolumbia (806.703).
Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve ka arritur në 298.368.
Që nga shfaqja e virusit për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në gati mbarë botën, duke infektuar mbi 38 milionë njerëz dhe duke shkaktuar rreth 1,09 milion të vdekur.
n.d./abcnews.al