Ndryshon urdhri i Manastirliut: Hapen kinematë, por ngelen të mbyllura teatrot

schedule17:29 - 14 Tetor, 2020

schedule 17:29 - 14 Tetor, 2020

Kinematë tashmë mund të hapin sallat e tyre për publikun.

Ministria e shëndetësisë i ka hequr ato nga lista e aktiviteteve të ndaluara dhe lejon shfaqjen e filmave me praninë e qytetarëve, të cilët në çdo rast duhet të respektojnë distancën, mbajtjen e maskës dhe rregullat e tjera të higjienës.

Por Manastriliu la në fuqi urdhrin e muajit maj që ndalon shfaqjet në teatër apo aktivitete të tjera kulturore, siç mund të jenë koncertet.

Këto aktivitete konsiderohen ende me risk, për shkak se publiku mund ta ruajë distancën, por respektimi i saj është gati i pamundur në skenë nga aktorët të cilët luajnë role të larmishme që kërkojnë herë pas herë kontakt fizik dhe ku mbajta e maskës do të ishte e pamundur.

Në këto kushte, kush dëshiron të ndjejë emocione artistike, për momentin mund të shijojë vetëm shfaqjen e filmave në kinema. Kinematë dhe teatrot u mbyllën që në mes të muajit mars kur pandemia sapo kishte shpërthyer. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!