Nëndetësja britanike kthehet në “bombë” shëndetësore, mbi 35 anëtarë me Covid-19

schedule14:11 - 14 Tetor, 2020

schedule 14:11 - 14 Tetor, 2020

Një nëndetëse që është pjesë e programit të parandalimit bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar është bërë një “bombë” shëndetësore pasi më shumë se 35 anëtarë të ekuipazhit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Më parë, anëtarët e ekuipazhit thuhet se dolën nga nëndetësja kur u ankorua në një bazë të Xhorxhia, SHBA për të vizituar bare, lokale dhe restorante.

Nëndetësja HMS Vigilant ka qenë objekt diskutimi në të kaluarën, pasi disa nga anëtarët e ekuipazhit të saj u larguan në 2017, pas rezultateve të testeve të drogës që treguan praninë e kokainës në gjakun e tyre. g.v/abcnews.al