Babai i 19-vjeçarit që tentoi të vrasë shefin e policisë: Do jem polic në kapjen e djalit tim

schedule13:38 - 14 Tetor, 2020

schedule 13:38 - 14 Tetor, 2020

Arben Hasanaj, babai i Ilirjan Hasanajt të shpallur në kërkim për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj, ka folur për mediat duke i bërë thirrje të birit të dorëzohet.

Ai tha se djali i tij nuk ka pasur konflikte me asnjë person, ndërsa për familjen e dëmtuar theksoi se nuk kanë lidhje farefisnore por i bashkon vetëm i njëjti mbiemër. Arben Hasanaj tregoi se djali i tij po bënte testet për t’u futur në Akademinë e Rendit, ndërsa me zërin e dridhur e quajti “tradhëti” gjestin e të birit për të kryer një akt kriminal që tashmë i pret rrugën për t’u futur në radhët e policisë. Megjithatë ai u shpreh se do ta mbështesë të birin për të sqaruar këtë konflikt.

“Falemindertit që më gjendeni pranë. Kam rastin të uroj familjen e Xhelal Hasanajt qe të kalojnë rrezikun dhe të bëhen mirë. Sa i përfket djali tim që një orë e më parë në komisariatin, drejtorinë më të afërt të dorëzohet në emrin tim. Unë si prind do ta mbështes. I lutem me mish e me shpirt që kushdo ta shohë të më njoftojë. Dy ditë më parë se të ndodhë ngjarja kam folur. Djalin e kam pasur pranë. Nuk e imagjinoj se ka ndodhur kjo punë. Nuk kam asnjë lloj informacioni për atë. Unë kam lindur në Linaj dhe me banim në Shkodër.

Familja e dëmtuar jetojnë në një fshat më larg se ne. Janë familje e respektuar. Kemi miqësi marrje-dhënie por nuk kemi pasur kurrë konflikte. Unë i njohë të gjithë të rriturit e asaj familje. Unë dua të gjej djalin. Nuk dua të dal të flas me ju. Unë mbështes Policinë e Shtetit. Unë kam qenë polic dhe kam dalë në pension me dëshirën time. Nuk ka rëndësi ka bërë djali gabim apo nuk ka bërë. Ai është fëmija im, shpirti im. Nuk kemi lidhje fare me familjen tjetër. Mbrëmë kam ardhur nga Anglia.Djali sa pati mbaruar shkollën. Djali sa pati mbaruar shkollën dhe do bënte provimet për t’u futut në Akademinë e Rendit. Në këtë moment më tradhëtoi se hodhi poshtë çdo gjë

Unë nuk mund të jap asnjë send kur nuk ka folur me djalin tim. Në momentin e parë që do e takoj do e dorëzoj në polici. Unë jam prindi i tij. Do të jap llogari për djalin tim. Unë dua që ai të gjendet. Nuk kam marrë kontakt me policinë. Kemi miqësi të ndërthurur. Mbesa nga lagjia ime është martuar në shtëpinë e tyre. Nëse ju do më ndihmoni në të këtë rast, unë do jem polic në kapjen e djalit tim”, tha Arben Hasanaj.

Nga atentati mbetën të plagosur rëndë Mentor Hasanaj i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij Xhelal Hasanaj ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së të dielës, teksa të Hasanaj po drejtonte automjetin tip Skoda në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!