Maska e detyruar, të moshuarit në Durrës: Nuk kemi para për ta blerë, ta mbajnë ato që kanë nevojë

schedule12:04 - 14 Tetor, 2020

schedule 12:04 - 14 Tetor, 2020

Duke filluar nga e enjtja e 15 tetorit qeveria ka vendosur që përdorimi i maskës do të jetë i detyruar në çdo ambient në të gjithë vendin.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se qytetarët në Durrës nuk mbajnë maskë. NDër të tjera gjatë një diskutimi me të moshuarit gazetari bën me dije se shkak për mosrespektimin e këtij urdhri nga qytetarët është fakti se pensionistët nuk kanë të ardhurat e mjaftueshme për ta përballuar një gjë të tillë.

Maskën unë mund ta blej se marr një pension 150 mijë lek dhe me të ardhurat që kam i bie të rri  një ditë pa buk. Jam dakord që të mbahet maska, por në ambiente të hapura se di pse duhet ta mbajmë. Nuk e kuptoj që maska është e detyrueshme”, ka thënë ndër të tjera një qytetar në Durrës.

Ndërkohë një tjetër ka theksuar se është një ndër masat që është marrë nga autoritetet në OBSH, dhe ai që në fillim të pandemisë nuk e ka hequr nga përdorimi maskën.

Gjithashtu një pensionist ka theksuar se do e mbajë maskën nëse i japin një të tillë pasi ai vetë nuk ka mundësi që ta blejë.

“Kush është qeveria kush  e ka votuar. Unë jam pensionist, ma jep maskën nëse ke. Maskat janë mrekulli, flasin përditë për higjienën, por ajo nuk ka lindur tani, ka qenë gjithë jetën jo sot. Maskat mirë janë por ti vënë ato që kanë nevojë dhe jo ato që nuk kanë nevojë”, është shprehur një qytetar.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!