Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Sherr për ngacmim vajzash, arrestohet shqiptari në Itali që nxori armën e qëlloi

schedule22:04 - 13 Tetor, 2020

schedule 22:04 - 13 Tetor, 2020

Kamerat e një biznesi në Itali kanë filmuar momentin kur një shqiptar nxjerr pistoletën dhe qëllon pas një sherri. Për fat të mirë, plumbi nuk kapi askënd, por shkaktoi panik.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 5 korrik të këtij viti, jo shumë larg restorantit në Via Borromeo në Rho të Italisë. Pas incidentit, përfundoi në pranga 32-vjeçari shqiptar Vilson M.

Sipas asaj që u rindërtua nga hetuesit, zënka nisi pas ankimit të një klienti ndaj një klienti tjetër që po ngacmonte disa vajza. Një pjesë e sherrit dhe të shtënat u regjistruan nga kamerat e sigurisë së një lokali aty pranë.

Falë këtyre pamjeve, hetuesit arritën tek 32-vjeçari. Ai rezultoi i përfshirë edhe në trafik droge.

Për këtë vepër penale, më 24 korrik 2020 ai u ndalua në fund të një ndjekje të shkurtër midis Bollate dhe Baranzate, gjatë kontrollit agjentët gjetën pothuajse 200 gramë kokainë.

Hetimet e mëtejshme, policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën tip pistoletë me të cilën ai qëlloi, një “Beretta”, e kalibrit 7.65. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!