Dy mësues në shkollën 9-vjeçare “Jashar Dunga” në Kajan të Belshit kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin. Abcnews.al mëson se mësuesit, deri para marrjes së përgjigjes së tamponit ishin të pranishëm në shkollë.
Pas konfirmimit të tyre, 10 nxënës janë vetizoluar. Ndërkohë, nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e shkollës në këtë fshat.
Shkon në 27 numri i mësuesve të infektuar në rrethin e Elbasanit. s.b/abcnews.al/