Cristiano Ronaldo mund të kishte qenë pjesë e Arsenalit dhe Arsene Wenger sigurisht që ndjen keqardhje kur e kujton diçka të tillë. Autobiografia e tij publikohet së shpejti, ndërkohë që media të ndryshme kanë nisur intervistat me trajnerin që bëri histori me “Topçinjtë.
Kur i thonë po “nëse Ronaldo do të kishte luajtur me Henry, Pires, Wiltord dhe Bergkamp”, francezi të përgjigjet: “Ndoshta ne do të kishim shënuar 200 gola në një sezon”.
Wenger më tej, për BBC, shton: “Ndonjëherë pendohemi, mendojmë se është faji ynë që nuk vendosëm shpejt. Herë të tjera mendojmë se nuk ishte e mundur për arsye financiare. Gjithsesi të gjitha klubet kanë histori i këto”.
Ronaldo ishte shumë pranë transferimit tek Arsenali në vitin 2003, para se të kalonte tek Manchester United. Këtë e ka deklaruar më parë edhe Francis Cagigao, ish-kreu i skautëve të londinezëve. “Ai operacion ishte shumë pranë realizimit.
Pa asnjë diskutim Ronaldo ishte një lojtar që ne e kishim parë shumë te të rinjtë. Ne gjithmonë kemi pasur një rrjetë të fortë për zbulimin e lojtarëve, por është gjë tjetër të dish për ta dhe tjetër të jesh në gjendje të firmosësh me ta. Janë gjera krejt të ndryshme”, shprehej Cagigao. /abcnews.al