Nga Korça ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman deklaroi se është me prioritet formimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadori theksoi se marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar, megjithatë shprehu zhgënjimin që “Zgjedhorja” nuk u mbyll me konsensus. Po ashtu ai tha për mediat se është i zhgënjyer nga ndryshimet Kushtetuese që u miratuan në Kuvend.
“Gjykata Kushtetuese luan një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhje. Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar aspak. Politikanët sigurisht duhet të punojnë bashkë për zgjedhje të lira. I zhgënjyer që “Zgjedhorja” nuk u mbyll me konsensus. Gjithashtu jam i zhgënjyer nga ndryshimet Kushtetuese. E rëndësishme është që Gjykata Kushtetuese të formohet dhe duhet të jetë prioritet formim i saj”, ka deklaruar diplomati britanik. g.v/abcnews.al