Kuvendi bën thirrjen për dy vende vakante në KLGJ dhe KLP

schedule12:07 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:07 - 13 Tetor, 2020

Kuvendi i Shqipërisë këtë të martë ka bërë thirrje për zëvendësimin e dy vendeve në dy institucionet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP.

Sipas Kuvendit, vakancat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë ato të Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit, ndërsa vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor janë ato të Maksim Qokut dhe Erjon Muharremajt. Dy anëtarët e KLP dhe KLGJ janë të zgjedhur nga Kuvendi dhe janë me mandat 3 vjeçar.

Ndërkohë Kuvendi i ka votuar ata në shkurt të vitit 2018, dhe sipas këtij institucioni, mandati i tyre përfundon në shkurt 2021. Megjithatë, puna e KLGJ e KLP ka filluar zyrtarisht në dhjetor të 2018-ës.

Sipas KLGJ e KLP konsiderohet se mandati i tyre tre vjeçar përfundon në dhjetor të 2021-shit.

Ndërkaq të dy institucionet janë mbledhur mesditën e kësaj të marte për të bërë dhe diskutuar për llogaritjen e afatit dhe përcaktimin se kur mandatet tre vjeçare të anëtarëve të tyre përfundojnë.

KLP ka vendosur fillimin e mandatit në dhjetor 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!