Një mal me probleme! Kështu e ka quajtur ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim çështjen e korrupsionit në vendin tonë teksa foli në konferencën për prezantimin e rezultateve të Grecos. Kim vlerësoi rrugën e deritanishme, megjithatë theksoi se ka ende shumë për të bërë. Ambasadorja theksoi se SHBA mbetet e angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë duke ofruar pajisje dhe trajnime për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
“Kur po ktheheshim nga Valbona drejt Thethit patëm mundësi të bënim një ngjitje malore, nuk ishte e lehtë por përmes ndihmës së guidës sonë, ne patëm mundësi që të vendosim një këmbë pas tjetrës, që të gjenim një hapësirë të fortë, dhe miqtë do të na jepnim një dorë kur donim të dorëzoheshim. Kur shoh reformën në drejtësi në Shqipëri është një cështje që ka të bëjë me të vendosurin një këmbë pas tjetrës, në një majë aq të thepisur/ Kur shikoj reformë në drejtësi në Shqipëri është një çështje ku duhet të vendosësh një këmbë para tjetrës. Korrupsioni ka një mal me probleme në Shqipëri. Kjo është larg një deklarate fitoreje por është një çast për të ndaluar dhe për të festuar.
Është pozitive që Shqipëria vazhdon të luftojë. SHBA është e përkushtuar për një të ardhme të begatë të Shqipërisë. Ne kemi nevojë për një aleat që është në gjendje të bëjë pjesën e saj. Një nga mënyrat për të rrënjosur optimizmin është të punosh në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta. Qytetarët e Shqipërisë, si kudo meritojnë qeverisje të mirë. Meritojnë të kenë besim se fondet publike, po përdoren për të përmirësuar jetën e tyre. Ekzistojnë pengesa serioze për qeverisje të mirë, si zyrtarë të korruptuar, sektor drejtësie të kapur nga interesa politikë, gazetarë që raportojnë për interesa të caktuara, poste zyrtare për interesa vetjake ose partiake etj.
Të gjitha qeveritë vuajnë nga një nivel korrupsioni. Qeveritë mund të dënojnë ata që bëjnë korrupsion, mund të dënojnë ata që përdorin postin publik për të pasuruar veten apo partitë e tyre. Policia, prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur janë thelbësorë për një qeverisje të mirë. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj por qeveritë duhet t’i dënojnë. Duhet treguar që qeveria është në kahun e njerëzve., Shqipëria ka filluar në këtë rrugë hap pas hapi dhe reforma në drejtësi po tregon rezultate. Greco tregoi përparim. Kjo nuk është deklaratë fitore. Nëse Shqipëria vazhdon në këtë rrugë do të ketë fitore në vazhdim. Ambasada e ka bërë plotësimin e SPAK një prioritet. Mbetemi të përfshirë duke ofruar trajnime. Ne presim të shohim më shumë rezultate, të cilat janë të nevojshme për ju dhe të ardhmen tuaj. Jemi krenarë që jemi krah jush”, tha Yuri Kim./mv. abcnews.al

