Houssem Aouar mund të kishte qenë goditje e Juventusit në merkato. Bardhezinjtë bënë një ofertë mjaft të mirë për Lyon dhe francezët ishin gati ta pranonin atë, por ishte Federico Bernardeschi ai që prishi gjithçka.
Juventusi, sipas France Football, kishte ofruar 50 milion euro për Lyon, ndërkohë që me klubin francez do të bashkohej edhe Bernardeschi në huazim. Italiani nuk ka pranuar të transferohet në Ligue 1, as për një sezon të vetëm.
Në këto kushte marrëveshja nuk është arritur dhe Aouar mbeti pjesë e Lyon dhe nuk është aspak i mërzitur. Edhe Arsenali e tentoi mesfushorin gjatë kësaj merkatoje, por 22-vjeçari nuk e pranoi një lëvizje te “Topçinjtë” në Premier League. /abcnews.al