Rriten shifrat në spitale, 39 viktima dhe 4,619 raste të reja me COVID-19 në Itali

schedule18:20 - 12 Tetor, 2020

schedule 18:20 - 12 Tetor, 2020

Italia ka regjistruar 4,619 raste të reja më koronavirus në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 39 persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 36,205 viktima.

Rajoni me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus është Lambordia, me 696 raste pozitiv për COVID-19.

Ndërkohë rajoni më i prekur pas Lombardisë mbetet Campania me 662 raste të reja me koronavirus.

Sakaq spitalet në Itali vijojnë të përballen me shifra të larta të personave të infektuar me koronavirus.

302 persona është numri i të shtruarve, ndërsa 32 pacientë janë në trajtim intensiv.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!