Prodhimi i pijeve alkoolike në mënyrë të jashtëligjshme me produkte të dëmshme ka shkaktuar tragjedi në Turqi.
Mediat lokale raportojnë për 27 të vdekur në rajonin e Izmirit dhe zonat përreth për shkak të konsumit të rakisë të prodhuar me përmbajtje kimike të ndryshme.
Një numër i madh personash kanë shkuar në spital me të vjella dhe humbje të shikimit, ndërsa vetëm në Izmir raportohet të kenë vdekur 15 persona. Ndërkohë, në Mersin kanë vdekur 5, në Kirikkale vdiqën 5 persona, kurse të tjerët në zonat përreth, raporton abcnews.al.
Dyshohet se një pjesë e mirë e tyre kanë qenë në një ambient të përbashkët ku edhe konsumuan raki të prodhuar me lëndë kimike, ç’ka solli helmimin.
Për fat të mirë, 8 persona mundet që të shpëtonin. /abcnews.al