Moderatorja shumë e dashur për publikun, Xhemi Shehu ka qenë shumë diskrete për jetën private. Ajo ka publikuar rrallëherë foto me djemtë e saj, por me bashkëshortin nuk ka preferuar asnjëherë.
Së fundmi, Xhemi i ka surprizuar të gjithë, pasi në një postim në InstaStory, moderatorja ka prezantuar edhe këtë fundit. Ajo ka treguar se e ka kaluar ditën me familjen dhe nga larg ka fotografuar bashkëshortin e saj.
Ai shfaqet duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijojnë së bashku kohën e familjes.
Kujtojmë që partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Ai ka qenë gjithmonë i tërhequr nga jeta publike. l.k/abcnews.al