Policia ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë S. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, ky i fundit është kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volksëagen”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 300 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë goditjet në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Kapet duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volksëagen”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 300 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.