U dërgua në Turqi, familjarët tregojnë gjendjen e drejtorit të Kufirit në Gjirokastër

schedule13:15 - 12 Tetor, 2020

schedule 13:15 - 12 Tetor, 2020

Dërgohet me urgjence drejt Turqisë drejtori i Policisë së Kufirit të Qarkut Gjirokastër, Arben Joco. Ky i fundit prej ditësh ishte prekur me Covid-19 dhe situata shëndetësore e tij është rënduar pasi nuk mjekohej me ilaçe.

Në ditën e pestë Joco humbi ndjenjat me oksigjen ne gjak 7.0 dhe për pasojë është dërguar një ditë më pare me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në kryeqytet nga ku kaloi direkt në terapi intensive me oksigjen.

Burime për gazetarin Orgest Sako bëjnë të ditur se situata shëndetësore detyroi autoritetet e Policisë së Shtetit të dërgojnë me urgjencë drejt Turqisë kreun e Drejtorisë Kufitare të Gjirokastrës në klinikën e Ozonografisë në Stamboll për kurim të specializuar.

Ndërkohë, familjarët kanë konfirmuar për Abcnews dërgimin në Turqi të drejtorit, por shprehen se ndodhet në oksigjen por është në gjendje të mirë shëndetësore.  Po ashtu janë marrë tamponat edhe familjarëve dhe janë në pritje të përgjigjeve. Deri tani nuk kanë shenja asnjë prej tyre.

Ndërkaq, në orët e fundit edhe dy punonjës policie të forcave “Shqiponja” janë konfirmuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se dy efektivët janë kontakte të policit të konfirmuar më herët. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!