Komuniteti etnik grek po zhvillon një protestë në pikën kufitare të Qafë Botës.
Burime për Abc News bëjnë me dije se protestuesit kërkojnë që të hapet kjo pikë kufitare e cila po qëndron e mbyllur që nga muaji korrik.
Ndërkohë fillimisht kjo doganë u hap për transportimin edhe kalimin vetëm të mallrave, ndërsa më vonë u mbyll edhe për kalimin e mallrave dhe atë të shtetasve.
Pjesëmarrësit në këtë protestë janë nga të 4 bashkitë e jugut Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol në një tubim paqësor me qëllimin që edhe dogana e Qafë Botës të funksionojë si dogana e Kakavijës.
Njëkohësisht në doganën e Mavromatit janë mbledhur qytetare të Igumenices, Sajanës dhe rrethinave të shoqeruar nga kryetari i bashkisë se Igumenicës Janis Lolos./abcnews.al