Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se i është ofruar disa herë stoli i kombëtares angleze. Francezi që tashmë ka një rol drejtuesi në FIFA, ka deklaruar edhe disa nga ekipet që e kanë kërkuar atë.
“Shpesh herë më kanë ardhur oferta nga Federata Angleze. Unë ato i lam refuzuar gjithmonë për dy arsye. E para se atë punë mund ta bëjë më mirë një anglez dhe e dyta unë isha i lumtur tek Arsenali,” deklaron 70-vjeçari për “Guardian”.
“Unë isha në një klub që e dashuroja dhe nuk e mendoja largimin. Kam patur oferta nga Bayern, Juventus apo dhe Barcelona, por jam i lumtur se si e kam menaxhuar karrierën time,” mbyll Wenger. /abcnews.al