Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka deklaruar se kampionati nuk mund të pezullohet sërish nga koronavirusi. Italia po goditet ditët e fundit nga një valë e dytë infektimesh, ku sigurisht ka ndikuar dhe në futboll.
“Ne e dinim shumë mirë se problemet lidhur me Covid-19 do të riktheheshin me vjeshtën. Tashmë ne jemi gati dhe e dimë pak a shumë se si të reagojmë. Duhet të vazhdojmë të ecim para dhe të mësohemi me të.
Për sa kohë nuk ka një vaksinë, kjo do të jetë situata. Por nuk mund të ketë një pezullim të dytë të Serie A,” deklaron italiani për “Tuttomercatoweb”. Kujtojmë që kampionati italian u pezulla në muajin mars dhe rifilloi vetëm në fillimin e qershorit. /abcnews.al

