David Alaba është një nga lojtarët më të mirë që verën e ardhshme del lojtar i lirë. Mbrojtësi i majtë, i cili sezonin e fundit u zhvendos në qendër për shkak të nevojave që Bayern Munich pati, nuk po rinovon me bavarezët.
Kampionët e Gjermanisë i kanë bërë ofertën e tyre, por kërkesat financiare që Alaba ka janë të larta. Në këto kushte nuk mund të ketë një marrëveshje, ndërkohë që austriaku duhet të presë fundin e sezonit për t’u larguar.
Në radhë për të janë vënë disa klube, me Juventusin që dëshiron ta transferojë verën e ardhshme. 28-vjeçare kërkohet edhe nga PSG, që në fund të sezonit humbi një lojtar si Thiago Silva. Mbetet të shihet kush do të bëjë ofertën më të mirë për Alaba. /abcnews.