Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikti në Nagorni Karabakh, Rama përshëndet armëpushimin, Azerbajxhani refuzon trupat rusë

schedule20:46 - 10 Tetor, 2020

schedule 20:46 - 10 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama njëherazi dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në cilësinë e kryetarit të përgjithshëm të OSBE-së përshëndeti armëpushimin humanitar në konfliktin e armatosur të Nagorni-Karabakut.

“Ne kemi nevojë për stabilitet, si në terren ashtu edhe në procesin e udhëhequr nga Bashkëkryetarët e Grupit Minsk,” tha Rama.

“Marrëveshja e arritur në Moskë brenda natës nga Armenia dhe Azerbajxhani na vë në rrugën e duhur drejt rifillimit të negociatave thelbësore në formatin e dakordësuar,” shtoi Rama.

Armëpushimi erdhi në përgjigje të thirrjes nga Presidenti rus Putin dhe në përputhje me marrëveshjen e Presidentit të Azerbajxhanit Aliyev dhe Kryeministrit armen Pashinyan raporton abcnews.al.

Rama mirëpriti rolin e Rusisë në thirrjen e bisedimeve, të cilat u mbajtën së bashku me praninë e Bashkëkryetarëve të Grupit në Minsk, të OSBE-së dhe Përfaqësuesit Personal të Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadorit Andrzej Kasprzyk.

“Bashkëkryetarët dhe Përfaqësuesi im Personal mbeten plotësisht të angazhuar me palët, dhe janë të gatshëm të sigurojnë që çdo përpjekje të përqendrohet në arritjen e një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit,” tha Rama.

Pas vendosjes së armëpushimit me ndërmjetësimin e Rusisë, bisedimet për arritjen e një zgjidhjeje në konfliktin Azero- Armen vijuan për 10 orë në Moskë.

Armenia propozoi ne tryezën e bisedimeve vendosjen e trupave paqeruajtës ruse në zonën e konfliktit, ide që me sa duket u mbështet nga Rusia ndërsa Azerbajxhani refuzoi të pranonte vendosjen e trupave ruse në Nagorni-Karabak.

n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!