Eduart Rroca ka gjetur rrugën e rrjetës për skuadrën e Istanbulspor. Ish-mesfushori i Kukësit luajti titullar në sfidën kundër Fenerbahce dhe shënoi golin e barazimit provizor 1-1, në sfidën që u mbyll 3-2 në favor të Fenerbahce.
Në minutën e 40-të, mesfushori shqiptar ndodhet në vendin e kohën e duhur gjatë zhvillimit të një goditje këndi dhe i ndodhur i lirë në shtyllën e dytë, nuk e ka të vështirë të shtyjë topin drejt rrjetës. Gol që mund t’i shërbejë shumë futbollistit kuqezi për vazhdimësinë në skuadrën turke./abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=dtEBgia4fh0&feature=youtu.be