Koreja e Veriut provokon SHBA-të, paradë me raketën balistike

schedule20:21 - 10 Tetor, 2020

schedule 20:21 - 10 Tetor, 2020

Koreja e Veriut ka prezantuar raketën më të re ndërkontinentale balistike “ICBM”, e cilësuar nga specialistët si më e madhja e prodhuar ndonjëherë në botë.

Zbulimi i saj erdhi në një paradë të madhe ushtarake në Pyongyang të Shtunën.

Gjatë paradës ushtarake të mbajtur në Sheshin Kim Il-Sung në zemër të kryeqytetit të Koresë së Veriut për të shënuar 75 vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, ushtria e Koresë së Veriut zbuloi një ICBM të një kalibri të lartë, i instaluar në lëshuesin “TEL” me gjithsej 22 rrota.

Raketa duket të jetë raketa më e madhe lëvizëse rrugore, me karburant të lëngshëm. Arma e fuqishme u zbulua vetëm disa muaj pasi vendi provoi ICBM-në e tij të parë, Hëasong-14, në korrik 2017. Analistët thanë se ata besojnë se Hëasong-15 mund të godiste teorikisht kudo në SH.B.A.

Administrata Trump është përpjekur të bindë Korenë e Veriut të heq dorë nga prodhimi i raketave dhe armëve bërthamore, madje presidenti Trump është takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un dy herë për të diskutuar këtë çështje.

Pavarësisht pretendimeve të administratës Trump se gadishulli Korean ishte në një rrugë drejt denuklearizimit, Koreja e Veriut duket se po lëviz në drejtim të kundërt.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!