Laçi ka luajtur sot një takim miqësor kundër Egnatias dhe vala e takimeve të tilla, vazhdon pas bojkotit të kampionatit. Kurbinasit kanë arritur të mposhtin me rezultatin 0-1 Egnatian.
Autori i golit që bëri diferencën, ishte një ndër afrimet e kësaj merkato vere, Obanor. Ish-mbrojtësi i Kukësit shënoi në pjesën e parë të sfidës, duke gjetur golin e parë si kurbinas.
Të dyja ekipet kishin mundësi të ruanin formën e tyre fizike dhe të provonin lojtarë e skema të reja në këtë takim. Por jo vetëm, pasi miqësore duket se do të ketë edhe në ditët në vijim, pasi bojkoti i kampionatit, duket ende në horizont./abcnews.al
Miqësore, 10 tetor 2020
Egnatia – Laçi 0-1
Shënues: Obanor