Studimi: 63% e italianëve me shqetësime psikologjike gjatë izolimit

schedule14:21 - 10 Tetor, 2020

schedule 14:21 - 10 Tetor, 2020

Sipas të dhënave të një studimi të kryer nga instituti “Elma Research” në gjashtë vende europiane – Francë, Gjermani, Britani e Madhe, Spanjë, Itali dhe Poloni – 58% e qytetarëve patën simptoma të shqetësimeve psikologjike të cilat zgjatën deri në 15 ditë gjatë mbylljes së vendeve si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, raporton tgcom24.

Përqindja e popullsisë me këto simptoma është 63% në Itali, 63% në Britani të Madhe dhe 69% në Spanjë, vende ku impakti i Covid-19 ishte më i fortë. Ndërsa përqindja më e vogël është regjistruar në Gjermani: 50%.

Në kërkimet e realizuara për “Angelini Pharma: me rastin e ditës botërore të shëndetit mendor janë të ndryshme simptomat e cituara: pagjumësi, vështirësi për të fjetur apo zgjimi gjatë natës (19% mesatarja europiane); mungesë energjie apo dobësi (16% mesatarja europiane); trishtim ose dëshirë për të qarë (15% mesatarja europiane); frikë apo panik i tepruar (14% mesatarja europiane), mungesë interesi apo kënaqësie për të bërë diçka (14% mesatarja europiane); krizë ankthi (10 % mesatarja europiane), raporton abcnews.al

Pjesa më e madhe e qytetarëve europianë pranojnë se kanë pasur të paktën dy nga këto simptoma, 61% në Itali. Ndërsa 33% e italianëve pohojnë se kanë pasur një përkeqësim të simptomave të pranishme, përqindja europiane është 39%.

Por si janë përballuar këto situata: pandemia paralelisht me shqetësimet psikologjike? Për pjesën më të madhe duke ndarë shqetësimet me partnerin, familjarë dhe miqtë më të afërt – 54% e europianëve.vetëm një numër më i vogël i janë drejtuar një figure profesionale si mjek i përgjithshëm apo psikolog. Përfshirja e kufizuar e figurave personale mund të ketë lidhje dhe me masat kushtëzuese në fuqi në kohën e mbylljes së vendit.

Një rezultat i papritur nga ky kërkim ka të bëjë me sjelljen e njerëzve ndaj informacionit. Dhe pse shqetësimet psikologjike ishin shumë të përhapura vetëm një person në katër ka kërkuar informacione për temën e shëndetit mendor që lidhet me Covid 19 – 26% e europianëve.

Njerëzit kanë kërkuar informacion sidomos në internet, 65% e europianëve, ndërsa 18% zgjodhi televizionin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!