Modelja seksi, Oriola Marashi ka mirëpritur vendimin e kryeministrit Edi Rama, ku që nga dita e enjte, në vendin tonë maska do të bëhet e detyrueshme edhe në rrugë, ndryshe do të vendosen gjoba te fatura e dritave.
LEXO EDHE: Qeveria bën të detyrueshme vendosjen e maskës edhe në rrugë: Si do të aplikohen gjobat
Ajo ka reaguar menjëherë duke publikuar një foto në ‘Instagram’, në të cilën shfaqet përpara një makine luksoze me një maskë të vendosur.
“Nga te enjten e mbrapa maska e detyrueshem, janë të mirëseardhura!”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që edhe më herët modelja ka bërë thirrje të shumta që njerëzit të sensibilizohen për mbrojtjen nga Covid-19. l.k/abcnews.al