Më të pasurit e Serie A/ Dominojnë Juventusi dhe Interi, Milani “koprac”

schedule11:18 - 10 Tetor, 2020

schedule 11:18 - 10 Tetor, 2020

Juventusi ka dominuar dekadën e fundit në Serie A. Bardhezinjtë tentojnë fitimin e titullit të dhjetë radhazi këtë sezon, që do të ishte i 37-ti në historinë e klubit.

“Zonja” mban vendin e parë edhe sa i përket rrogave të lojtarëve. Gazzetta dello Sport ka bërë një analizë pas mbylljes së merkatos, duke formuar formacionin me lojtarët më të paguar.

Shumë Juventus, pak Inter dhe asnjë milanist. Shtatë lojtarë të kampionëve në formacion, tre të ekipit të Contes dhe Kalidou Koulibaly i Napolit. Rekordi i përket CR7, i cili përfiton 31 milion euro në sezon.

Formacioni (3-4-3): Szczesny (6.5); De Ligt (8), Bonucci (6.5), Koulibaly (6); Sanchez (7), Ramsey (7), Rabiot (7), Eriksen (7.5); Dybala (7.3), Lukaku (7.5), Cristiano Ronaldo (31). (Shifrat janë në milion euro neto në sezon). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!