Të gjithë e dinë që ëndrra e madhe e Florentino Perez është Kylian Mbappe. Presidenti i Real Madrid është një tip që ia del gjithmonë t’i realizojë objektivat e tij dhe do të bëjë të pamundurën për të transferuar yllin francez në “Santiago Bernabeu”.
Gazetari i njohur spanjoll, Josep Pedrerol deklaron për El Chiringuito se ofensiva për kampionin e botës do të nisë në qershorin e vitit të ardhshëm. “Real Madrid do të nisë negociatat me PSG për Mbappe në muajin qershor“, shprehet 55-vjeçari katalanas.
?EXCLUSIVA de @jpedrerol?
“El Real MADRID va a empezar a NEGOCIAR por MBAPPÉ en JUNIO”. #ElChiringuitoDeMega pic.twitter.com/wkFksrmRcH
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 9, 2020
Sulmuesi 21-vjeçar ka kontratë me nënkampionët e Evropës deri në verën e vitit 2022 dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë atë. “Mbappe ka ëndërruar gjithmonë të luajë një ditë me Realin“, u shpreh Zinedine Zidane kohë më parë. /abcnews.al