Guvernatori i Campanias (krahina jugore e Italisë që përfshin Napolin), Vincenzo De Luca, ka kritikuar sjelljen e presidentit të Juventusit në lidhje me çështjen e ndeshjes Juventus-Napoli. Sfida në fjalë nuk u luajt, pasi napoletanët u bllokuan nga autoritetet lokale të shëndetit dhe nuk u lejuan të udhëtonin drejt Torinos.
Kjo nuk i pengoi aspak bardhezinjtë që të vazhdonin sipas protokollit dhe ata u paraqitën në fushë, teksa pretendojnë marrjen e tre pikëve në tavolinë. De Luca e komentoi incidentin përmes një video që e ka postuar në “Facebook”, duke thumbuar Andrea Agnellin.
“Lojtarët, duke e parë nga pikëpamja shëndetsore, duhet të ndjekin të njëjtat rregulla si qytetarët italianë. Nuk kishte asnjë mundësi që Napoli të luante, pasi u vendosën në karantinë nga ASL. Juventusi bëri një deklaratë të turpshme përmes presidentit Agnelli. Ky i fundit është i pasionuar jo vetëm rreth futbollit, por edhe filozofisë.
Prandaj dua t’i kujtoj atij fjalët e Schopenhauer: Lavdia duhet të fitohet, nderi nuk është i mjaftueshëm për ta humbur atë. Nëse unë do të isha sjellë në atë mënyrë, do të isha ndjerë sikur do të kisha humbur nderin sportiv”, thekson De Luca. Ndërkohë polemikat në Itali vazhdojnë. /abcnews.al