Pandemia ka shkaktuar probleme të mëdha në futboll dhe të gjithë klubet po presin të marrë fund viti 2020. Nuk ndryshon situata te Milani, që ka pësuar plot 195 milion euro humbje këtë vit.
Bordi drejtues i kuqezinjve ka miratuar sot draft pasqyrat financiare për sezonin e “mbyllur” më 30 qershor të vitit 2020, që do të paraqiten në Asamblenë e Aksionerëve të datës 28 tetor.
Calcioefinanza.it raporton se në një sezon të ndikuar shumë nga pandemia globale e koronavirusit, klubi italian nuk ia doli të qëndronte imun dhe ka regjistruar një humbje neto prej 195 milion eurosh. /abcnews.al