Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e SHBA Karen Rileë dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë nënshkruar një marrëveshje për themelimin e njësie të përbashkët policorë SHBA- Shqipëri e cila do të luftojë mashtrimet me vizat, pasaportat dhe dokumentet e tjera të udhëtimit.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e SHBA në Shqipëri e cila ka njoftuar se kjo njësi do të ketë në përbërjen e saj hetues me përvojë në Policinë e Shtetit, do të punojë ngushtë me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, ndërsa rrogat dhe pajisjet e tjera të komunikimit do të vihen në dispozicion nga ambasada e SHBA.
“Sot, Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Karen Rileë dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi për të themeluar zyrtarisht Njësinë e Përbashkët Policore SHBA-Shqipëri, e cila do të luftojë mashtrimet me vizat, pashaportat dhe dokumentet e tjera të udhëtimit, si dhe do të hetojë krime në interesin e përbashkët.
Kjo njësi, e përbërë nga hetues me përvojë nga Policia e Shtetit, do të punojë ngushtë me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, dhe do të marrë rroga, pajisje teknike dhe hetimi, automjete, kompjutera, telefonë, dhe pajisje të tjera komunikimi, trajnim dhe mbështetje të tjera nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, thuhet në njoftim./mv. abcnews.al
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157750608280838