Në Mont de Marsan, në Francën perëndimore, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore Greke, Admirali i Përgjithshëm George Blioumis, u bë pjesë e stërvitjes së aviacionit shumëkombësh VOLFA 20.
Zyrtari grek kishte mundësinë të fluturonte me Rafale (në vendin e dytë) dhe të informohej për aftësitë e avionit, i cili pritet të forcojë Forcën Ajrore greke.
Siç raportojnë mediat greke ai fluturoi në dy Rafale, të cilët ekzekutuan skenarë të luftimeve ajrore, lundrimit të ulët dhe sulmimit të objektivave tokësorë dhe sipërfaqësorë.
Pak javë më parë teksa tensionet mes Turqisë dhe Greqisë ishin në kulmin e tyre, Greqia deklaroi se do të blente avionë luftarakë francezë, të njohur si “Rafaele”. g.v/abcnews.al