Të prekura nga koronavirusi, janë konfirmuar një edukatore dhe një sanitare në çerdhen e lagjes “Donika Kastrioti”, në Berat.
Edukatorja dhe sanitarja që kanë rezultuar “pozitiv” janë karantinuar, ndërkohë që pas dezinfektimit është mbyllur për disa ditë çerdhja e kësaj lagjeje.
Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat, bëjnë me dije se është kryer edhe dezinfektimi i zyrave të gjendjes civile të rajonit nr.3 që ndodhen brenda ish-godinës së bashkisë Berat, të cilat janë mbyllur për disa ditë deri në zëvendësimin me punonjëse të përkohshme të kësaj zyre ku nuk duhet të mungojë shërbimi për qytetarët.
Gjithashtu mësohet se në këtë çerdhe janë tre grupe, me 36 fëmijë, ndërsa stafit u është bërë tamponi dhe janë në pritje të përgjigjes.
Ndërkohë burime për Abcnews.al bëjnë me dije se edhe 2 punonjëse, në gjendjen civile të rajonit nr.3, kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.
/abcnews.al/