Gjermania ka raportuar mbi 4516 mijë raste të reja me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani u rrit gjatë 24 orëve duke çuar numrin total të infektuarve në 314,660, sipas Institutit Robert Koch (RKI). Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 9,589. Rreth 271,800 njerëz janë rikuperuar nga koronavirusi.
Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore janë rreth 33,300 raste aktive në Gjermani ndërkohë është vënë re një rritje e pacientëve me Covid 19 që janë shtruar në kujdesin intensiv.
8,500 shtretër të kujdesit intensiv janë aktualisht në dispozicion në klinikat gjermane./abcnews.al

