Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka marrë një letër nga Presidenti i Amerikës Donald Trump.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Hoti në rrjetin social “Facebook” ku ka publikuar edhe letrën.
“E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitet e paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.
Sakaq Hoti shpreh falënderime dhe mirënjohje ndaj President Trump për përkushtimin që sipas tij ka treguar për të vendosur paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.
/abcnews.al/